-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Shkodër/ Dyshohet për një të tretë në automjet

Kryesoret

Hetimet për atentatin e ndodhur në Shkodër kanë zbuluar detaje të reja, ku Policia dyshon se një person i tretë ishte në mjetin tip “Benz” gjatë ngjarjes fatale, ku u qëlluan Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Ky person, i cili mund t’i ketë shpëtuar atentatit, është ende në kërkim. Grupi hetimor ka gjetur gjithashtu tre pistoleta brenda automjetit, si dhe gjak në vendngjarje, i cili është dërguar për ekspertim për të përcaktuar nëse i përket viktimave ose një individi tjetër.

Atentati ndodhi në Dobraç, ku një automjet ka prerë rrugën e “Mercedes”-it që po udhëtonte me viktimat, duke qëlluar mbi ta me breshëri kallashnikovi. Hamza Lici vdiq në vend, ndërsa Arlind Bushati humbi jetën në spital.

Një kalimtare, Flutura Basha, gjithashtu u qëllua, dhe bashkëshorti i saj, Bashkim Basha, është plagosur rëndë. Lici, si shofer i mjetit, humbi kontrollin dhe goditi motorin e çiftit Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit