-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE u kërkoi të dialogojnë me Ramën, Bardhi: Mos u fshish pas fjalëve të bukura

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi iu përgjigj thirrjes së ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato për dialog për t’u rikthyer brenda institucioneve. Bardhi i kërkon ambasadorit që të lërë fjalët e bukura por të shikojë realitetin që sipas tij është i qartë.

“Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!

Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi PA LIGJ dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.

Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe. Nëse shkelet Kushtetuta në vazhdimësi mundësia për bashkëjetesë parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës ZEROHET” tha ai.

LIVE-Kriza/ Gonzato: Opozita të ulet në dialog! Rama: S’i ndaloj dot të vrasin veten

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit