Kryeministrja italiane Gorgia Meloni në një intervistë Rai Uno ka thënë që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja e emgrantëve me Shqipërinë.
Meloni ka shprehur se qendrat në Shqipëri do të funksionojnë dhe ata janë gurëthemeli në menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm jo vetëm për Italinë.
“Marrëveshja jonë mori kaq shumë vemendje nga Bashkimi Europian dhe ajo po shihet me interes si një shembull. Nëse ju jeni një emigrantë i paligjshëm që po paguani kontrabandistët për të mbërritur në Itali, por synimi juaj është Gjermania do ta gjeni veten jashtë kufinjëve Europian. Kjo është pengesa më e madhe për të çmontuar bandat e trafikantëve. Unë kam shumë armiq, por dijeni që kam dhe miq dhe ne do ta bëjmë këtë marrëveshje që të funksionojë duke zbatuar edhe ligjin ndërkombëtar. Do t’iu krijoj probleme serioze atyre trafikantëve që më kanë kërcënuar me vdekje.”, ka thënë Meloni.
Më pas ajo ka shprehur se strategjia për emigracionin e paligjshëm po funksionon pasi fluksete mbërritjes kanë rënë me 60% dhe riatdhesimi është rritur me 30%.
“Argumentet me të cilat Gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë autorizimin për të moszbatuar një ligj tjetër italian u pa nga shumë njerëz si një argument më afër një fletëpalosjeje propagandistike se një dokument gjykate.”, ka thënë Meloni.