Një 59-vjeçar dhe një 26-vjeçar janë arrestuar në Kosovë pasi policia gjeti në veturën e tyre rreth 9 kg kanabis.
Operacioni u zhvillua në fshatin Mazgit, ku hetuesit policorë, në bashkëpunim me agjenci të tjera të sigurisë, ndaluan automjetin për kontroll.
Përveç kanabisit, gjatë kontrollit u gjetën edhe 0.5 gram kokainë dhe 94 gram marihuanë te dy personat e arrestuar.