-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama në turin e diasporës: Shqiptarët dhe Selaniku, histori dashurie

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë një tubimi me shqiptarët në Selanik se pavarësisht vështirësive, shqiptarët ia dolën të ndërtojnë një histori të suksesshme në këtë qytet. Ai përshkroi Selanikun si “qytetin e mundësive” dhe nënvizoi përqafimin që ky qytet ka bërë ndaj Shqipërisë dhe kulturës shqiptare.

Rama e lidh historinë shqiptare në Selanik me figurat e njohura, si Çajupi, i cili përmes artit të tij ka reflektuar realitetin shqiptar dhe ka kontribuar në zhvillimin e kulturës.

“Selaniku e ka përqafuar gjithnjë atë Shqipëri të vogël, një bashkësi e vogël nga të katër anët e vendit tonë. Këtu në Selanik filloi të përkundet një pjesë e çmuar e kulturës sonë. Çajupi këtu bënte durim, pa djegur karrige, me artin e satirës, tregonte çka i dukej e mbrapshtë. Ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje në klubin e Selanikut. Fatkeqësia e shekullit 20, është treguar harraqe ndaj shqiptarëve. Ata pronarë të mëdhenj tokash, sado që kjo është histori, por nuk duhet harruar, ajo frymë bashkëjetese dhe shpirti sipërmarrës, që shqiptarët patën në Selanik. Kush kujtohet sa herë sa duhet, për Ali Pashë Tepelenën, që vuri dinjitet dhe rend në këto anë. Ishte Aliu nga Tepelena që sanksionoi që çdo keqbërës mysliman që tenonte të prekte një murg ortodoks, varej në vend. Për ne shqiptarët, Selaniku mund të quhej qyteti i mundësive”, theksoi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit