-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama inaguroi për herë të 3-të Urën e Kukësit, 250% më shtrenjtë se Ura e Bunës

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Edi Rama për inaugurimin e Urës së Kukësit, e cila, sipas tij, ka kushtuar 250% më shumë se Ura e Bunës. Gjatë një proteste, Berisha theksoi se kjo urë është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe akuzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion.

Ai e cilësoi Ramen si “mashtruesin më të madh në histori” dhe theksoi se ndonëse Rama pretendon për rritje ekonomike, qytetarët shqiptarë kanë ndjerë një rënie të fuqisë blerëse.

Rama sot inaguroi për herë të 3-të Urën e Kukësit, e ndërtuar me paratë e taksapaguesve. Ka kushtuar 250% shtrenjtë se Ura e Bunës

A e dini ju, çfarë ndodh me paratë? Tallet me cinizëm me pensionistët.

Sot pensionistët shqiptarë krahasuar me 2013, por le të themi me 2014, se ky e ka si puna e Enver Hoxha këtë punën e Partisë Demokratike, që thoshte periudha e Zogut. E kishte tmerr te Ahmet Zogu. Kurse ky e ka te Partia Demokratike.

Ky mashtrues ordiner.

Ju lutem, më thoni pak çfarë ka ndërtuar në 11 vite ky njeri?

Rrugë e filluar dhe e mbaruar e vetme në 11 vitet e tij janë 20 kilometra Kashar-Thumanë, të cilën e ka ndërtuar me çmimet më stratosferike.

Rrugë e vetme, asnjë tjetër fillim dhe mbarim të saj. Tunelin e Llogarasë, tunelin më të kushtueshëm të planetit. Tunelin që shkon deri në 65 mijë euro për banor investimi. Tunelin që ia dha kompanisë me ofertë 50 milionë euro më shtrenjtë se e dyta, dhe që pastaj futi Gjokën e tij për ta ndërtuar me 140 milionë euro në mënyrë që me ortakët e vet në Turqi dhe lubi Ballukun të ndanin 50 milionë euro.

Çfarë ndërtoi? Më falni, ë, me 57 miliardë euro buxhete në këto vite?

Mendoni pak, me gjysmën e këtyre u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, tunele e autostrada, qindra e mijëra shkolla dhe kopështe. Shqipëria u trasformua.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit