Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ditën e sotme u paraqit në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Pas daljes nga SPAK, Monika në një deklaratë për mediat shprehet se nuk ka asnjë komunikim me Metën dhe do të përballet me drejtësinë.
“Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem dhe me padrejtësitë që behën. Po bej mbrojtjen time ligjore për pretendimet e SPAK ndaj meje. Kama evidentuar një sërë shkeljesh ligjore nga organi akuzës, që do kundërshtohen dhe do u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj që thuhet. Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe të sateliteve të Shqipërisë. Duroni se do të informoheni për të gjitha. Do tregohet se sa i vërtetë është i gjithë procesi. Me Ilir Metën s’ka asnjë komunikim.”, tha Monika.
Kryemadhi shkon në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”