Në fjalimin e saj të pranimit të humbjes, Zëvendëspresidentja Kamala Harris theksoi:
“Zemra ime është plot sot – plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri,” tha Harris, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë gjatë fushatës.
Ajo shtoi se, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, besimi i saj në idealet amerikane mbetet i palëkundur “Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai që donim, nuk është ai për të cilin luftuam, jo ai për të cilin votuam. Por më dëgjoni kur them: Drita e premtimit të Amerikës do të jetë gjithmonë e ndritshme.”
Me këto fjalë, Harris shprehu besimin e saj se idealet dhe shpresat për një Amerikë më të drejtë dhe më të fortë do të vazhdojnë të mbijetojnë, pavarësisht humbjes në këtë garë.