Ekipi i tranzicionit i Donald Trump ka filluar të përzgjedhë kandidatët për postet kryesore në administratën e tij të dytë.
Disa prej emrave të përfolur për pozita të larta janë Elon Musk, i cili mund të angazhohet në çështje të energjisë dhe emigracionit, Robert F. Kennedy Jr. për shëndetin dhe ushqimin, dhe Stephen Miller për çështje imigracioni. Pjesë e mundshme të kabinetit janë edhe Susie Wiles si shefe e stafit dhe Marco Rubio për sekretar të shtetit.
Gjithashtu, kandidatët për postet e Departamentit të Shtetit dhe Thesarit përfshijnë Bill Hagerty dhe John Paulson. Po ashtu, emra të tjerë si Richard Grenell, Mike Waltz dhe Eric Schmitt mund të marrin pozita të rëndësishme në administratën Trump.