Mëngjesin e sotëm një zjarr ka rënë në pikën e grumbullimit të mbetjeve në fshatin Katund i Ri, në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit.
Autoritetet bëjnë të ditur se forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit. Dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.