Policia Spanjolle ka arrestuar me datë 18 korrik Leonard Luzin në ishullin e Ibizës. Ai u arrestua pasi po organizonte vrasjen e një shqiptari në Spanjë. Luzi nuk u arrestua për llogari të autoriteteve pasi në Spanjë kishte identitet tjetër. Gjatë verifikimit ai rezultoi se ishte në kërkim edhe në shteti shqiptar, dhe se ishte Leonard Luzi.
Më pas me datë 19 korrik autoritetet shqiptare i nisën atyre spanjolle dosjen e SPAK dhe dokumentacionet për ekstradimin e tij, që u krye me datë 9 nëntor.
Drejtësia spanjolle e ka cilësuar Leonard Luzin si anëtar i një organizate kriminale në Spanjë për kryerjen e “krimeve të rënda kundër personit”, funksionet kryesore të së cilës ishin udhëzimi për kryerjen e vrasjeve, rekrutimi i anëtarëve të rinj, caktimi i misioneve mes tyre si dhe jep udhëzime se si të lokalizohen objektivat dhe t’i vrasin ato.