RINAS-Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për të futur lëndë narkotike nga Dubai në Tiranë. Trafikoi nga Dubai në Tiranë, 26 kg e 700 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis që e kishte fshehur në bagazhet e tij, kapet në Rinas dhe arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.
Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike. Gjatë këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit B. T., 21 vjeç, banues në Luksemburg.
Gjatë kontrollit në bagazhet e 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 kilogramë e 700 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.









