-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lindja e Mesme sytë te Donald Trump

Kryesoret

Liderët e vendeve arabe dhe Gjirit Persik priren të shohin rikthimin e Donald Trump si një forcë stabiliteti në rajon. Udhëheqësi i shquar i biznesit në Emiratet e Bashkuara Arabe Khalaf al-Hbatoor thotë: Në një Lindje të Mesme ku siguria është parësore fokusi i Trump në forcimin e aleancave dhe frenimin e forcave ekstremiste ofron një rrugë përpara.

Kthimi i Donald Trump duket të jetë më ndryshe nga sa ishte para 4 viteve, kur Trump të pakënaqësive të shumë njerëzve në shtetet arabe dhe të Gjirit Persik urdhëroi vrasjen e Qasem Soleimanit në Irak udhëheqësit të Forcave Quds të Gardës Revolucionare.

Sot në Lindjen e Mesme Izraeli është në luftë me Gaza dhe Liban. Nga ana tjetër Kina, Arabia dhe Irani kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe do të mblidhen të dielën në një samit arab dhe islamik që bën thirrje për ti dhënë fund konflikteve në Gaza dhe Liban.

Liderët presin me optimizëm mandatin e dytë të Trump por është krijuar dhe një shkallë pasigurie të kursit që do të ndjekë kjo administratë e re dhe pikëpyetja ngelet se. A do të frenojë SHBA aleatin e tij të ngushtë Izraelin apo do të vazhdohet kursi i njëjtë me atë të administratës të Biden?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit