Ilir Meta nuk preferon që të transferohet në Fier. Ka vendosur që të qëndrojë përfundimisht në paraburgimin e 313-ës në Tiranë. Shkak për tërheqjen nga kërkesa fillestare janë takimet e shpeshta me fëmijët e tij, anëtarët e familjes, avokatin e tij mbrojtës dhe zyrtarët e Partisë së Lirisë.
Transferimi i kreut të Partisë së Lirisë në burgun e Fierit do të sillte më tepër angazhim në kohë për personat që do ta vizitonin për shkak të largësisë.
Më parë Meta kërkoi të transferohej në burgun e Fierit, ku ndodhet edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Meta u arrestua më 21 tetor 2024 nga Policia me urdhër të SPAK, gjatë një aksioni policor, ndërsa po kthehej nga Kosova.
Mbi të rëndojnë akuzat “Fshehja e pasurisë”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.