-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama dha 150 Euro bonus, Berisha: Pensionistët nesër në protestë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi Edi Rama njoftoi bonusin 100 dhe 150 Euro për pensionistët. Kryetari i PD-së tha se ky nuk është bonus, por shuma që pensionistët duhet të merrnin nga indeksimi prej muajit Mars që qeveria Rama u dha në Tetor.

Kjo është fytyra e vërtetë e tij, e Edi Ramës. Së pari bonusi i fundvitit janë paratë që u vodhi Edi Rama pensionistëve nga Marsi në Tetor, që sipas ligjit të parlamentit që nuk mund ta ndryshojë asnjë qeveri, duhet të merrnin shtesën 4% duke filluar nga data 1 Mars. Edi Rama, cfarë bëri, nuk ua dha.

I mashtroi, i përbuzi. Dhe shumën e krijuar nga Marsi në Tetor do ta japi për bonus. U bëj thirrje shoqatave të pensionistëe të padisin hajdutin në gjykatë, sepse nuk po u jep bonus, por po i mashtron. Ato para duhet t’i merrni si 4% e pensionit tuaj cdo muaj.

Ndërkohë që rriti rrogat me 5 herë, rrogat e larta dhe vitin e ardhshëm ka parashikuar 16 mln për indeksimin e pensionistëve. U bëj thirrje pensionistëve nesër të gjithë tek Parlamenti. Është dita që bota të dëgjojë zërin e tyre” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit