Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga burgu në lidhje me seancën që do të zhvillohet nesër në orën 10:00 për masën e sigurisë.
Meta shprehet se thirrjet për të protestuar para gjykatës nuk janë autorizuar nga ai.
“Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës.
Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme.
Betejën time ligjore e kam bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik”, shkruan Meta.
Ai thekson se protestën para gjykatës e konsideron si shpërqendrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes. Meta bën thirrje që të distancohen nga çdo inciativë për grumullime dhe protesta.