Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë tre shqiptarë në Itali. Dje një 18-vjeçar shqiptar dhe dy motra kanë mbetur të vdekur pas një ngjarjeje të rëndë që ka ndodhur në Napoli të Italisë. Samuel Tafçiu është 18-vjeçari, i cili humbi jetën tragjikisht pas shpërthimit në fabrikën e fishekzjarrëve.
Viktima e dytë është një 51-vjeçar që ka humbur jetën në Itali i shtypur nga një vinç. Mediat italiane shkruajnë në Fatmir Isufi, banues në Arcore, Monza Brianza, ndërroi jetë në kantierin ku po punonte. Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, të hënën e 18 nëntorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para syve të djalit të Isufit, i cili ishte duke punuar në të njëjtin vend me të atin.
Viktima e tretë është Iliaz Ismaili. 35-vjeçari u përfshi pasditen e djeshme në një aksident me motor dhe ndërroi jetë gjatë natës në spital. Mediat italiane bëjnë me dije se motori me të cilin udhëtonte 35-vjeçari u përplas me një furgon në Desenzano në via Gramsci.