-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Martin Canit/ AMA apelon për ndalimin e intervistimit të fëmijëve pa leje

Kryesoret

Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) ka reaguar lidhur me vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë, duke kërkuar që mediat të shmangin identifikimin dhe intervistimin e fëmijëve pa lejen e prindërve dhe psikologëve.

AMA theksoi se do të monitorojë situatën dhe do të ndërhyjë në raste shkeljesh. Ajo ka kërkuar gjithashtu profesionalizëm nga ana e mediave dhe shmangien e presionit psikologjik ndaj fëmijëve, duke theksuar se në këto raste është i rëndësishëm interesi më i lartë i fëmijës.

Reagimi dhe këshillat e AMA-s për mediat:

“Të nderuar kolegë!

-Shmangni raportimet me identifikim të fëmijës, të përfshirë në një ngjarje të rëndë!

-Siguroni pëlqimin e prindit ose kujdestarit të fëmijës për intervistimin e fëmijës nën moshën 14 vjeç!

-Respektoni të drejtën e fëmijës dhe përfaqësuesit ligjor për të refuzuar intervistimin!

-Mos e intervistoni fëmijën kundër dëshirës së tij!

-Shmangni pyetjet ose komentet, që dëmtojnë fëmijën ose që i risjellin ndërmend ngjarjet e rënda për të!

-Mos e shfrytëzoni ngjarjen në këndvështrim sensacional, duke shpërfillur vuajtjen dhimbjen, ndjenjat dhe dinjitetin e të prekurve!

Autoriteti i Mediave Audiovizive, do të vijojë ta mbajë situatën nën vëzhgim, duke shqyrtuar çdo rast të mosrespektimit të kërkesave ligjore, duke ua adresuar ato redaksive përkatëse dhe duke reaguar përputhur legjislacionit në fuqi.

Pritshmëria e Autoritetit është pasqyrimi sa profesional aq edhe etik i ngjarjes, në respekt të dhimbjes, ndjenjave dhe dinjitetit të të prekurve.
Autoriteti i Mediave Audiovizive”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit