Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për Fox News u shpreh se nëse SHBA ndërpret fondet ushtarake për Ukrainën do të humbë luftën ndaj Rusisë.
Ky shqetësim i presidentin ukrainas vjen pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Donald Trump është skeptik për miliardat që administrata Biden i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në 2022.
“Nëse ata presin ndihmën, mendoj se do të humbasim ne do të luftojmë ne kemi prodhimin tonë, por nuk mjafton për të fituar epërsi dhe mendoj se nuk mjafton për të mbijetuar” tha Zelenski.
Në vazhdim Zelenski shtoi se mund të jetë i gatshëm ti japë fund kësaj lufte por varet më shumë nga SHBA.