Reperi i njohur, Majk, ka njoftuar se është fejuar! Lajmin e ka bërë publik nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ndau dy foto emocionuese, një me dorën e partneres dhe një tjetër ku ai po vendos unazën e fejesës.
Megjithatë, Majk ka vendosur të mbajë anonimitetin e partneres së tij, duke mos zbuluar identitetin e saj dhe duke ruajtur kështu privatësinë e saj. Reperi, i cili gjithmonë ka qenë i kujdesshëm për të mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave, ka ndarë këtë moment të veçantë me fansat e tij.
Majk është gjithashtu baba i një djali 7-vjeçar, Roanit.