-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryesoret

Shumica e partive politike të serbëve në Kosovë po përgatiten të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit. Por, tani për tani, mbetet e paqartë nëse Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – po përgatitet gjithashtu për atë proces.

Me nismën e saj, pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 dhe më pas i bojkotuan zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.

Kjo parti, e vetmja në Kosovë që gëzon edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar, nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse do të marrë pjesë në zgjedhje.

Por, më 19 nëntor, përmes një njoftimi të shkurtër për media, ajo deklaroi se ka mbajtur një takim, ku është diskutuar për, siç tha, “gjendjen politike dhe të sigurisë, si dhe për aktivitetet e ardhshme”.

Paraprakisht, zyrtarë të Listës Serbe u takuan me drejtorin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, në Rashkë të Serbisë.

Siç u bë e ditur më vonë, në atë takim u diskutua për “situatën e vështirë politike dhe të sigurisë” në Kosovë dhe për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve.
REL-i pyeti edhe Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nëse këtë herë do të ofrojë mbështetje për pjesëmarrje në zgjedhjet e Kosovës edhe për partitë e tjera politike serbe, por nuk mori përgjigje.

Deri më tash, asnjë parti politike serbe nuk aplikoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Afati për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë në KQZ është deri më 24 dhjetor, 2024./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit