Një operacion i gjerë ndërkombëtar ka çuar në arrestimin e disa shqiptarëve dhe çmontimin e dy plantacioneve marijuane në Belgjikë, Francë dhe Spanjë.
Tre persona u arrestuan në Belgjikë, gjashtë në Francë dhe organizatori i dyshuar u kap në Spanjë. Policia sekuestroi 2530 bimë marijuane, dy pistoleta, tre automjete dhe 1500 euro. Po ashtu, në Francë u konfiskuan 1.7 kilogram heroinë dhe 700 gramë kokainë.
Hetimi, i udhëhequr nga agjencia Eurojust, ka zbuluar një bandë shqipfolëse që operonte në Spanjë dhe Holandë, me bashkëpunëtorë lokalë në Belgjikë dhe Francë.