Mirlind Daku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka briluar mbrëmjen e kësaj të premteje me dy gola për Rubin Kazan në fitoren 3-0 ndaj Akron Togliatti, në javën e 16-të të Premier Ligës ruse. Daku shënoi dy herë në minutat 10′ dhe 20′, ndërsa për të vulosur rezultatin mendoi Joel Fameyeh.
Në një mesazh prekës, Daku ia dedikoi golat Martin Canit, 14-vjeçarit shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Tiranë pas një sherri me bashkëmoshatarin. “Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shëndrit në parajsë,” shkroi Daku.