-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E pritën dhe zbrazën plumbat, si u vra djali ish-gjyqtarit për 7 sekonda

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Tiranë ku mbeti i vdekur Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Predi me 5 plumba rreth orës 00:36, më 19 nëntor.

Në videon e re që ka në dorë policia dhe prokuroria shihet momenti kur Klaudio del nga lokali ku ndodhej në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e njohur si “Xhamlliku” dhe hipën në makinën e tij tip “G Class” të parkuar para lokalit.

Sapo Prendi hip në makinë, autorët i shkojnë paralel me Audi duke e qëlluar me armë me silenciator dhe largohen nga vendngjarja. Gjithçka ndodh brenda 7 sekondave, që nga momenti që Audi i afrohet, autorët e qëllojnë dhe largohen me shpejtësi.

Autorët e kanë ndjekur dhe i kanë qëndruar pranë makinës, që në momentin që Prendi do të hipte ta qëllonin dhe kështu ndodhi.

Një nga pistat ku po heton policia janë konfliktet e Prendit për shkak të një shume parash që e kishte borxh. 30-vjeçari dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit