Koordinatori për pogramin Ekonomik të Partisë Demokratike Dorjan Teliti me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka bërë thirrje që të bashkohen qytetarët në protestën që do të zhvillohet nesër në orën 17:00. Teliti shprehet se marshimi në kryeqytet është deytrim qytetar.
Ai thekson që të dëgjoihet zëri i qytetarisë ndaj padrejtësive, shkeljes së rendit kushtetues, varfërisë, braktisjes totale nda famijlve në nevojë dhe pensionistëve.
“Nesër në 17.00 le të dëgjohet zëri ynë i qytetarisë, zëri i fuqishëm i njerëzve të tradhëtuar nga qeveria e koncesioneve, qeveria e tenderave pa garë, qeveria e rrugëve të florinjta, qeveria e lukseve të shfrenuara.
Nesër në 17.00 të dëgjohet zëri ynë ndaj padrejtësive, shkeljes së hapur të rendit kushtetues, ku mbi ligjin “mbretëron Maliqi”.
Nesër në 17.00 të dëgjohet zëri ynë ndaj plagës së varfërisë ulur këmbëkryq në tryezën e gjysmës së shqiptarëve, braktisjes totale ndaj familjeve në nevojë dhe pensionistëve.
“, shkruan Teliti.