Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Policisë, kanë inauguruar sot ndërtimin e një nënstacioni policor në fshatin Izvor të komunës së Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë.
Projekti, me vlerë prej 700 mijë eurosh, do të ofrojë kushte më të mira për punën e policëve, përfshirë forcimin e sigurisë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale.
Investime të ngjashme po realizohen edhe në zona të tjera si në Leshak.









