Një shqiptar u arrestua nga dogana në autostradën A9 pranë Narbonne në Aude të Francës. Shqiptari me makinën të regjistruar në Shqipëri tha se po shkonte në torino në Itali.
Gjatë kontrollit dhe nga ekipi i qenve u zbulua poshtë mobiljeve të vetra një arkë tërthore e vendosur poshtë sendileve të përparme 15 pako me kokainë. Në total janë sekuestruar 15 kilogram e 860 gramë.
Shqiptari u paraqit ditën e hënë para gjykatës gjyqësore të Narbonne, dhe u dënua me 5 vjet burgim me paraburgim të vazhdueshëm dhe ndalim të përhershëm nga territori francez. Ai do të duhet të paguajë edhe 951 mijë e 600 euro gjobë doganore.