-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu i Mesdheut, Hasani: Më shumë bashkëpunim ekonomik dhe energjetik mes vendeve të rajonit dhe BE

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në edicionin e 10-të të Konferencës Ndërkombëtare “Dialogu i Mesdheut 2024” që u mbajt në Romë, theksoi nevojën për bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Hasani u shpreh se nëpërmjet bashkëpunimit mund të ndihmojnë në stabilizimin e rajonit.

“Gjatë dekadës së fundit, Ballkani Perëndimor ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve midis Evropës dhe rajonit të Mesdheut. Përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe angazhimit të përbashkët në nismat e sigurisë, mund të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit dhe në mbështetje të qëndrueshmërisë afatgjatë të Mesdheut,” tha Hasani.

Ai theksoi gjithashtu se procesi i integrimit të Ballkanit perëndimor në strukturat evropiane është një hap thelbësor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit