Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka marrë vendimet nga ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar për të gjitha kategoritë.
Për shkak të sjelljeve jo sportive, zyrtari i Elbasanit Elton Guranajku është pezulluar me dy ndeshje. Gjithashtu është pezulluar me dy ndeshje edhe zyrtari i Tiranës Klaudian Dërvishi.
Ndërsa ka edhe dënime të tjera për kategoritë më të ulëta.