Dy të rinj nga Tepelena, Sh. Zh. (22 vjeç) dhe A. D. (20 vjeç), janë proceduar penalisht nga policia pas një konflikti fizik me katër nxënës gjimnazi.
Ngjarja ndodhi në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë, për motive të dobëta, dhe pas denoncimit, Komisariati i Policisë Tepelenë ka referuar materialet në Prokurori.
Procedimi penal ka nisur për akuzën e dhunës, ndërsa materialet janë dërguar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Gjirokastrës.