-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi në Kukës: “Dimri i fundit”, nga viti i ardhshëm do kemi vetëm “Pranverë” lirie e demokracie

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë ishte në takim me drejtuesit e strukturave në Kukës. Blushi thekson se për Kukësin dhe Shqipërinë do të jetë ‘dimri i funditÇ dhe nga viti i ardhshëm të ‘katër stinët’ do të jenë ‘pranverë’ lirie dhe demokracie.

Ai shprehet se Kukës në këtë ditë feste ishte pa energji elketrike, pa ujë të pijsëh dhe me rrugë të bllokuara nga moti i keq.

“Edhe pse në një ditë feste, Kukësi ishte sot si përherë pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm, me rrugë të bllokuara nga moti i keq, me infrastrukturë të amortizuar, totalisht i braktisur dhe në harresë nga pushteti qendror e lokal i “Rilindjes” që si fokus të vetëm ka zhvatjet e përbindshme të taksave dhe jo shërbimin me dinjitet ndaj qytetarëve.
Ndamë bindjen se vetëm përshkallëzimi i aksionin tonë opozitar, protestat e fuqishme, mosbindja civile dhe takimet derë më derë në çdo shtëpi, në çdo lagje të Kukësit, Tropojës e Hasit dhe në çdo fshat të këtij Qarku do t’i shkurtojnë ditët Narkoshtetit që e ka shpopulluar dramatikisht dhe ka varfëruar në ekstrem këtë trevë patriotike, simbol të qëndresës e vlerave kombëtare dhe me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim.”, thotë Blushi.

Në fund ai ka falenderuar kryetarin e partisë së Kukësit Halim Pecën për mikëpritjen, kujdesin e dëshmuar për organizimin e këtij takimi dhe për kontributet e vyera ndër vite për fuqizimin e strukturave tona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit