Një operacion ndërkombëtar i mbështetur nga Europol ka arrestuar një turk, i cili dyshohet si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Evropën Perëndimore.
Turku Nihat Ozbek u arrestua më datë 23 nëntor dhe ai është shpallur në kërkim nga Gjermania. Ndërkohë pritet ekstardimi i tij brenda kësaj jave drejt Gjermanisë.
Ai dyshohet se është pronari e ngarkesës prej 703 kilogramëve heroinë sekuestruar në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Ndërsa rrjeti kriminal ka kontrabanduar rreth 2 ton heroinë nga Irani në Gjermani.
“Koka” e heroinës nga Irani në Evropë, kapet turk në Shqipëri!