Drejtuesi politik i Partisë Demokratike i qarkut të Lezhës Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Fan dhe Kthellë në Mirditë. Në takim ishin edhe kryetari i Partisë Demokratike në Mirditë Aleksandër Lala dhe kryetari i bashkisë Albert Mëlyshi.
Gjekmarkaj tha se në takim diskutuan për hallet dhe problemet e kësaj zone që ishte lënë në mëshirë të fatit nga rilindja.
“Energjia elektrike ndërpritet me orë të tëra pas çdo stuhie. Mungesa e ujit të pijshëm, asistencë e hequr për të semurë e paraplegjikë, sherbimi i munguar shendetësor 24 orë, ku para dy muajsh për një gjilpërë të munguar humbi jeten një nënë, janë fakte shqetësuese. Po kaq probleme në fushën e arsimit,në asfiksi, e shumë tema të tjera si rruget që mungojnë, duke e privuar Mirditën nga turizmi elitar. Për pushtetin lokal që populli i Mirditës ja besoi PD por i prerë në besë nga Rama i cili i bllokon çdo projekt e investim duke trajtuar popullin mirdtitor si armik politik.”, tha Gjekmarkaj.
Ai theksoi që Partia Demokratike po organizohet fuqishëm për betejat që e presin për arritjen e qeverisë teknike.
“PD po riorganozohet fuqishëm për betejat që na presin, arritja e Qeverise Teknike për zgjedhje të lira e të ndershme, ndalimi i shpopullimit, përballje me korrupsionin e krimin e organizuar dhe program ekonomik që nxjerr Mirditën, Lezhën e Kurbinin e bashkë me to gjithë vendin nga tranzicioni, janë qëllimi dhe objektivi ynë të cilin do ta arrijmë me çdo kusht. Fitore”, shkruan Gjekmarkaj.