Ndërtimi i bypassit në kanalin e dëmtuar të Ibër-Lepencit ka përfunduar pasi shpërtheu nga një sulm në datën 29 nëntor.
Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka ka lajmruar se nëse uji largohet nga kanali dhe zhvendoset në bypass atëherë mund të bëhet një vlerësim i dëmeve.
“Në orët e vona të pasdites përfundoi edhe ndërtimi i bypassit me çka mundësohet që akuadukti i dëmtuar të lirohet nga regjimi i ujit dhe të mundësohet vlerësimi i dëmit të shkaktuar dhe pastaj bazuar në këtë raport të filloj edhe rehabilitimi i kanalit në afatin më të shpejtë të mundshëm.Përndryshe bypassi ka kapacitet rreth 6m3/sec ujë që është 2 herë më shumë se furnizimi i tanishëm”, thotë Mujka.