-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

34-vjetori i themelimit të PD, Berisha: Përshendes Metën, Salianjin dhe Malltezin për qëndresën e tyre

Kryesoret

Sali Berisha në fjalën e tij në ceremoninë e 34-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike falenderoi të gjithë opozitarët dhe demokratët që kanë luftuar dhe guxuar për partinë dhe fitoren.

Ai përshëndeti edhe kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, eputetin e PD, Ervin Salianji, drejtuesin e Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, për qëndresën e tyre, të arrestuar dhe në burgjet e diktaturës.

“Miq dhe të ftuar, kur kthehesh mbrapa në kohë, në ditët më të para, kur rikthen në kujtime patosin, fuqinë e protestës studentore, studentët liberatorë, tribunin e lirisë, princin e pavdekshëm të shqiptarëve, Azem Hajdari, kur viziton në kujtime emocionet e themelimit të PD, njëherazi vendosjen e pluralizmit politik dhe ndarjen e epokave në Shqipëri, vendin më monist të planetit, kur kujton eposin qytetar të shembjes së kultit më të keq që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre, kultin e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës, kur kujton entuziazmin e ditës së bardhë, ditës së parë të demokracisë që PD dhe opozita shqiptare sollën me 22 mars të vitit 1992, zëvendësimin e shtetit diktatorial me shtetin ligjor, kur kujton krenarinë e anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kur kujton marrëdhëniet njerëzore të njerëzve të lirë, kur kujton trashëgiminë e atyre që sot nuk janë sot mes nesh, kur kujton tribunin e lirisë, prijësin e pavdekshëm Azem Hajdari, kujton Mandelën e Shqipërisë, Pjetër Arbnori, intelektualin vigan Ali Spahija, kujton intelektualin e shquar dhe guximtar, drejtues kryesor i PD, Gramoz Pashko, mençurinë e Sokol Olldashit, mirësinë dhe virtytet e Bujar Nishanit, qytetarinë e Gerti Bogdanit dhe mbi të gjitha dashurinë reciproke që anëtarët dhe mbështetësit e PD ndajnë njëri me tjetrin, kur fluturimthi kthehesh një kujtimet e pasura 34-vjeçare të historisë sonë, një gjë të vjen në mendje, çfarë fati për ne të jemi pjesë e kësaj partie.

Çfarë fati për ne të jemi pjesëmarrës në këtë histori të lirisë së Shqipërisë 3 herë me radhë.

Çfarë fati për ne që na u dha mundësia t’i japim Shqipërisë pluralizmin, të rrëzonim diktaturën më gjakatare në Europë.

Por jo më pak të jepnim kontributin tonë të pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ishim bashkë ne të gjithë këtu në Tiranë, krah mikut të shquar të shqiptarëve, presidentit Xhorxh Bush, kur u shpall për herë të parë pavarësia e shtetit të dytë të shqiptarëve, pavarësia e Kosovës.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit