Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve tha se nuk do të heqë dorë nga mosbindja civile. Berisha tha se mosbindja civile është caktuar me datë 23 dhjetor dhe do të bëjnë mobilizimin maksimal që Tirana të jetë në duart e qytetarëve.
“Të bëjmë natën ditë. Organizimi, organizim, organizim duhet të jetë fjala jonë dhe të jemi njerëz që trokasim në cdo derë dhe bisedojmë me gjithsecilin. Ata mbrohen vetëm nëse ne nuk jemi në nivelin që nuk na takon. Misioni jonë është fitorja. Nuk duhet të lodhemi kurrë së protestuari kur thërrasim mosbindjen civile
Është caktuar data 23, të bëjmë mobilizimin maksimal që Tirana të jetë në duart e qytetarëve. Të jetë një ditë që të jehojë.
Nuk heqim dorë nga mosbindja civile, sa diktatori të jetë aty. PO ja mbathi bashkë me Olsin kudo që të shkojë do ta gjejmë. Ai shkoi te Putini, ky mund të shkojë të Vuçiç, por nuk e mban dot. Mosbindja civile është arma jonë, është rruga jonë drejt fitores”, tha kreu i PD.