-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të paraqitesh në Prokurori? Kurti refuzon të përgjigjet

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka treguar nëse do t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë Speciale të cilët e kanë ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Pasi mori pjesë në lancimin e projektit të “Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve” të enjten, Kurti u pyet nga gazetarët për ftesën e Prokurorisë Speciale.

Por shefi i Qeverisë nuk u përgjigj, duke thënë se është me nxitim për disa takime të tjera.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, të mërkurën bëri të ditur se Prokuroria Speciale e ka ftuar Kurtin për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

Sipas ftesës, Kurti është thirrur të pyetet më 16 dhjetor nga ora 09:30. Por nuk dihet se për cilën çështje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit