Një aksident tragjik ka ndodhur në Tiranë, ku një këmbësore ka humbur jetën pas një përplasjeje me automjetin e drejtuar nga një 43-vjeçar.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë kanë arrestuar shtetasin E. R., 43 vjeç, banues në Fier, i cili ka aksidentuar shtetasen F. M.
Në pasojë të dëmtimeve të marra, këmbësorja ka ndërruar jetë në spital. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe shkakun e ngjarjes.