-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Joseph: Dorëzimi ndaj Putinit do të kishte pasoja të mëdha për Ballkanin

Kryesoret

Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph, ka thënë në një intervistë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë se, në rajonin e Ballkanit ka aktorë të dëmshëm që mezi presin sinjale për përforcim të pozitës së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe dobësim të Perëndimit, prandaj pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë i sheh edhe në këtë rajon.

Ai ka folur për integrimet e rajonit në Bashkimin Evropian, për luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe vendimet e fundit të autoriteteve amerikane për të futur zyrtarë tjerë në listë të zezë.

Radio Evropa e Lirë: Z. Joseph, ish-zëvendëskryeministri i parë nga partia e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi, si dhe një gjykatës tjetër, ishin personat e fundit që u futën në listën e zezë amerikane. Si e shihni efektin në Maqedoninë e Veriut nga këto sanksione të Departamentit amerikan të Shtetit?

Edward Joseph: Shikoni, në një farë mënyre, kjo është pozitive, është konstruktive, dhe është një hap i kuptueshëm. Në të njëjtën kohë, pas kaq shumë vitesh, nga ajo që quhet tranzicion, të shohësh nevojën që Shtetet e Bashkuara të bëjnë këto lëvizje, të cilat janë të nevojshme dhe të sakta natyrisht, është zhgënjyese.

Pra, të kalojmë te pjesa e parë. Treguesi më i mirë që ky ishte një vendim i drejtë nga SHBA-ja për ta vendosur për fat të keq ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi në listën e zezë, është se vetë BDI-ja e tha se e respekton këtë vendim. Pra, fakti që BDI-ja e tha këtë dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, është një hap pozitiv (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit