-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama mbërrin në Bruksel për Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet sot.

Ai ka postuar në Facebook një video nga momenti i mbërritjes, ku shihet duke u pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Europian, António Costa.

Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel për të forcuar partneritetin dhe për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Samiti ka për qëllim integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në politikat e BE-së dhe përshpejtimin e procesit të zgjerimit, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe prosperitetit.

Vendet e rajonit do të inkurajohen të zgjidhin mospajtimet ndërmjet tyre për të avancuar më tej në këtë proces.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit