Policia e Durrësit ka bërë fasha orari të qarkullimit rrugor për shkak të trafikut të rëndë që krijohet në mengjes dhe mbasdite. Bashkia e Durrësit ka caktuar fasha orari për mjetet e tonazhit të rëndë.
Kufizimi për mjetet ATP do të jetë deri më 15 maj dhe nuk do të lëvizin në rrugët kryesore të Durrësit. Makinat do të lëvizin në një orar të përcaktuar nga bashkia.
Nga data 15 janar deri më 15 maj 2025, automjetet ATP (automjete për transport të përzier) nuk do të lejohen të qarkullojnë në fashat orare 07:00-09:00 dhe 16:00-18:00, nga e hëna në të premte.
Ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë mbi 6.5 ton, qarkullimi do të ndalohet plotësisht dhe do të kufizohet në një itinerar të përcaktuar nga bashkia.
Rrugët që janë të prekura nga ky kufizim janë:
-Rrugët “Adria”, “Stefan Kaçulini”, “Glaukia”, “Hysen Kërtusha”, “Aleksandër Goga” (nga Drejtoria e Policisë deri te Prefektura),
-Bulevardet “Epidamn”, “Egnatia”, “Taulantia”,
-Rrugët “Currilave”, “Mars 91”, “Dëshmorëve” dhe segmentet brenda unazës sipas hartës.