Në Kategorinë e Parë, u luajtën tre ndeshjet e fundit, të vlefshme për javën e 21-të. Vora triumfoi ndaj Burrelit, ku goli i shënuar nga Hasaj, i dha triumfin.
Gjithashtu edhe Flamurtari triumfoi ndaj Lushnjës, me rezultatin 3-0. Vlonjatët renditen në vendin e dytë me 49 pikë.
Ndërsa Besa u rikthye te suksesi, pasi mundi 2-1 skuadrën e Kukësit. Greca zhbllokoi rezultatin në minutën 74-t, ndërsa 3 minuta më vonë verilindorët barazuan shifrat.
Jurgen Goxha bëri heroin në minutën e 93-të, duke shënuar golin e fitores për kavajasit. Kështu Besa me 43 pikë renditet në vendin e tretë.