Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Pisa të Italisë.
Topalli u shpreh se shqiptarët nuk janë vetëm emigrantë por forca e gjallë e Shqipërisë që mund të sjellë ndryshim. Ajo theksoi se emigrantët shqiptarë me anë të votës dhe vendosmërisë së tyre mund të përmbysin sistemin e kalbur.
“Ne kemi parë e përjetuar padrejtësi, kemi parë se si Shqipëria është kapur nga banda dhe korrupsioni, por koha e tyre ka mbaruar! Ne, bashkë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, do të sjellim ndryshimin. Ju, me forcën e votës dhe vendosmërinë tuaj, do të jeni ata që do ta përmbysni këtë sistem të kalbur!
Shqipëria ka nevojë për ju! Për ndershmërinë, për guximin, për idealet tuaja! Është koha që zëri juaj të dëgjohet, është koha për të marrë në dorë fatin e atdheut tonë!
Le të bëhemi bashkë! Le të ngrihemi me forcën e besimit, me energjinë e guximit dhe me dashurinë për Shqipërinë! Shqipëria do të ndryshojë, dhe ky ndryshim fillon me ju! Faleminderit për pjesëmarrjen kaq entuziaste. Faleminderit të gjithë burrave e grave që jetojnë në Pisa, e që duan një Shqipëri më të drejtë”, tha Topalli.









