-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“5 Pyetjet”/ Poli Hoxha: Fryma e re politike, alternativë ndaj Ramës dhe Berishës

Kryesoret

Poli Hoxha, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, ka diskutuar për ndryshimet e ndodhura në politikën shqiptare dhe për një frymë të re që po shpërndahet në mesin e popullit, jo vetëm nga liderët.

Ai shpreh optimizëm për ardhmërinë e këtij ndryshimi dhe e sheh si një mundësi për të tejkaluar partitë tradicionale si PD dhe PS.

Për herë të parë ka një frymë në popull, jo një frymë të liderëve. I quaj si alternativë, jo si të rinj. Jam optimist për të gjithë ata që kanë dalë. Një frymë që, këta të gjithë bashkë, tani me sondazhet e Edi Ramës, shkojnë mbi 20%. Është diçka tjetër pastaj sesi do të kapitalizohet në deputetë, por ata janë duke ecur. Janë kundër Ramës dhe Berishës, dhe në këtë kuptim është hera e parë që ka këtë frymë. Tani, parcelizimi te kutia e votimit do të kalcifikohet. Çështja është, janë tre muaj përpara, kush punon, e tjetra. Nuk është puna te vota e shqiptarëve, nuk është as like as views, kot e gënjejnë veten, as sallat e mbushura, por është terreni. Për herë të parë janë të ndërgjegjshëm që këta nuk marrin pushtet, dhe si bëjnë doganierë dot, si bëjnë tatimore dot apo drejtora, por janë të ndërgjegjshëm që ata të dy mos të mblidhen bashkë dhe bëjnë si në 11 Qershor.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit