-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti me vdekje në Cërrik-Gramsh, arrestohen dy drejtuesit e makinave

Kryesoret

Policia ka arrestuar dy drejtuesit e makinave 21-vjeçarin me iniciale G.K., dhe 39-vjeçarin E.H., për veprën penale “shkelja e qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”.

Gjatë një aksidenti që ndodhi dje në aksin rrugor Cërrik-Gramsh humbi jetën 52-vjeçari A,H., i cili ishte pasagjer. Ndërsa 21-vjeçare dhe 39-vjeçari që ishin drejtuesit e dy makinave u lënduan së bashku me një pasagjer tjetër.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin rrugor në aksin “Cërrik-Gramsh”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi A. H., 52 vjeç, pasagjer, si dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit G. K., 21 vjeç dhe E. H., 39 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit