Hidhet nga kati i 5-të i ballkonit, 28-vjeçarja i jep fund jetës në Elbasan

Një 28-vjeçare me iniciale K.Z., është vetëhedhur nga ballkoni i pestë i pallatit ku banonte në lagjen “Visarjon Xhuvani” në Elbasan. Si pasojë 28-vjeçarja ka humbur jetën dhe dyshohet se vuante nga depresioni. Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. /5pyetjet.al