Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti me anë të një postimi në rrjete sociale bën thirrje që me 8 shkurt të bashkohen në protestë.
Teliti thotë që me 8 shkurt në orën 17:00 të gjithë të bashkohen në protestën para Kryeminsitrisë për dinjitet, drejtësi dhe të ardhmen e vendit. Ai nënvizon që nuk ka më vend për heshtje dhe kohë për të pritur.
“Të dashur qytetarë, koha për të reaguar është tani.
Mbasi çmimet rriten çdo ditë dhe pagat tona janë më të ulëtat në Europë.
Pensionistët mezi mbijetojnë, ndërsa qeveria shpenzon miliona për lukset e saj.
Të rinjtë largohen sepse këtu nuk kanë të ardhme.
Miliarda euro vidhen me tendera pa garë dhe koncesione abuzive, ndërsa shqiptarët vuajnë për kafshatën e gojës.
Ndaj nuk ka më vend për heshtje, nuk ka më kohë për të pritur.
Më 8 shkurt ditën e shtunë, ora 17:00 të gjithë në protestë para Kryeministrisë, për dinjitet, drejtësi dhe të ardhmen tonë.”, shprehet Teliti.