Mbrëmjen e djeshme një 26-vjeçar është paraqitur në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore pasi ishte i plagosur me thikë.
26-vjeçari Konstandin Ziu gjatë një konflikti fizik është dëmtuar me thikë nga 22-vjeçari J.R. Policia e ka identifikuar autorin dhe po vijon punën për arrestimin e tij.
Ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.