-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi pas takimit në selinë e PD: Meta edhe nga qelia nr.5 do t’i prijë betejës

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, pas takimit në selinë blu ka folur për mediat në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Blushi u shpreh se objektivi kryesor i Partisë së Lirisë është rrëzimi dhe shembja nga themelet e narkoshtetit. Ai nënvizoi se Meta edhe nga qelia nr.5 do ti prijë betejës.

“Unë nuk kam përmendur asnjë numër mandatesh. Së dyti, çdo forcë që garon në zgjedhje, hyn për të fituar. Është objektiv legjitim. Sa u përket sondazheve, besoj edhe ju keni qeshur me to, sepse po të mos ishte kjo fuqi elektorale e PL dhe Ilir Metës, ai sot nuk do të ishte i arrestuar pa fakte dhe pa prova dhe nuk do të ishte rrëmbyer në mënyrë banditeske.

Objektivi kryesor i PL-së është rrëzimi dhe shembja nga themelet të narkoshtetit. Zoti Meta edhe nga qelia numër pesë do t’i prijë betejës dhe PL për rrëzimin e narkoregjimit. PL do t’i qëndrojë në bllok rrëzimit të narkoregjimit”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit