-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Hyseni, shqiptari i parë në bordin e Shoqatës Botërore të Jurisprudencës

Kryesoret

Alket Hyseni ka bërë historinë duke u bërë shqiptari i parë që bën pjesë në bordin e Shoqatës Botërore të Jurisprudencës (WJA) dhe në Fondacionin Botëror të Ligjit.

Hyseni, ish-deputet i Partisë Socialiste, thekson se WJA është një organizatë prestigjioze që bashkon drejtues shtetesh, institucione të drejtësisë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe profesionistë të ligjit nga e gjithë bota. Qëllimi i saj është forcimi i shtetit ligjor dhe institucioneve të tij në nivel global.

“A world ruled by law, not force”

I nderuar të përfaqësoj Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit në World Jurist Associates dhe World Law Fondation.

WJA është organizata më serioze botërore që përfshin drejtues shtetesh dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë , gjyqtarë, prokurorë, avokatë , profesorë të së drejtës dhe profesionistë të ligjit nga 5 kontinente. Qëllimi i WJA është forcimi dhe përhapja e shtetit ligjor dhe institucionet e tij në mbarë botën. WJA ka status special consultativ në United Nations Economic and Social Council.

62 vite histori suksesi dhe kontribute të çmuara të personaliteteve botërore si Wiston Churchill, Mbreti Filipe VI i Spanjës, Nelson Mandela, Anthony M. Kennedy, Ruth Bader Ginsburg , Ursula von der Leyen etj. Kongresi i ËJA 2025 do të zhvillojë punimet në 4-6 Maj , në Santo Domingo. Në takim e radhës të Bordit të Drejtorëve , me propozim të mikut të vyer, Presidentit të WJA Mr. Javier Cremades ,si dhe mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama, besoj do të miratojmë kandidaturën e Shqipërisë për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit(Ëorld Laë Congres). “Një botë e sunduar nga ligji, jo nga forca”

Hyseni ka ndarë gjithashtu foto nga takimi me Mbretin e Spanjës, Felipe VI, presidentin e WJA, Javier Cremades, dhe Bordin Drejtues të Shoqatës Botërore të Jurisprudencës.

Në këtë takim, Shqipëria u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e vendit organizator të Kongresit Botëror të Ligjit 2027, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, dhe Alket Hyseni si anëtar i WJA-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit